
Vozinha u kthye në një nga historitë më të bukura të Botërorit 2026 pas barazimit historik 0-0 të Cabo Verde ndaj Spanjës.
Portieri 40-vjeçar ishte heroi i ndeshjes, me disa pritje vendimtare që i dhanë debutuesve afrikanë një pikë të madhe ndaj një prej favoriteve kryesore për trofeun.
Por pas ndeshjes, Vozinha zbuloi edhe një peng personal: nëna e tij nuk kishte arritur të udhëtonte drejt SHBA-së për ta parë nga tribuna, për shkak të kostos së vizës amerikane.
“Ajo nuk arriti të ishte këtu për shkak të vizës, për shkak të parave që duhet të paguhen për vizën. Nuk ia dolëm në kohë dhe do të doja shumë që të ishte këtu”, u shpreh portieri i Cabo Verde.
Sipas CNN, Departamenti Amerikan i Shtetit po punon për të ndihmuar familjen e Vozinhas, në mënyrë që nëna e tij të mund të udhëtojë drejt SHBA-së dhe ta ndjekë nga afër djalin e saj në Kupën e Botës.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se nuk ka asnjë regjistrim që kjo personë të ketë aplikuar për vizë, por theksoi se familjarët e lojtarëve kanë të drejtë për përjashtim nga garancitë financiare të vizës dhe se po koordinohet me familjen e portierit për ta ndihmuar në proces.
Një histori emocionale që mund të kthehet në një moment edhe më të veçantë për Vozinhan, pas debutimit historik të Cabo Verde në Botëror.

Be First to Comment