
Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre profesional jashtë vendit kanë firmosur një deklaratë publike në mbështetje të protestave qytetare në Shqipëri, duke bërë thirrje për më shumë transparencë, përgjegjshmëri dhe drejtësi në qeverisje.
Përmes kësaj deklarate, firmëtarët shprehin solidaritetin me qytetarët që kanë dalë në protesta, duke argumentuar se pakënaqësia e tyre është rezultat i problemeve të akumuluara ndër vite në funksionimin e institucioneve dhe në proceset e vendimmarrjes publike.
Akademikët vlerësojnë se reagimi qytetar pasqyron shqetësime të gjera mbi qeverisjen, zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, ndërsa theksojnë nevojën për forcimin e standardeve demokratike dhe rritjen e llogaridhënies institucionale.
Në deklaratë ngrihen gjithashtu shqetësime për gjendjen e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Shqipëri. Sipas tyre, këta sektorë përballen me sfida të vazhdueshme që ndikojnë në zhvillimin afatgjatë të vendit dhe në aftësinë për të frenuar largimin e profesionistëve dhe të rinjve drejt vendeve të tjera.
Firmëtarët bëjnë thirrje për politika më gjithëpërfshirëse dhe për një dialog të hapur mes institucioneve dhe qytetarëve, duke nënvizuar se zhvillimi demokratik dhe progresi i vendit kërkojnë institucione funksionale, transparencë dhe respektim të interesit publik.
Deklarata është firmosur nga më shumë se 120 akademikë dhe studiues shqiptarë të angazhuar në universitete, institute kërkimore dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.
Deklarata:

Be First to Comment