
Sonte në mbrëmje zhvillohet protesta e 19-të radhazi në Tiranë, ku mijëra qytetarë pritet të mblidhen në sheshin përpara Kryeministrisë për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe klasës politike.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij, ndërsa gjatë tubimeve janë artikuluar kritika edhe ndaj opozitës.
Një nga sloganet kryesore të protestës mbetet “Opozita jemi ne”, si shprehje e refuzimit ndaj partive tradicionale dhe kërkesës për përfaqësim të ri qytetar.
Organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të nisë në orën 19:00, për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin, me qëllim lehtësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve.
Edhe tubimi i një dite më parë u karakterizua nga pjesëmarrje e lartë, me qytetarë që mbushën sheshin dhe marshuan në qendër të Tiranës, në vijim të protestave të përditshme kundër qeverisë dhe klasës politike.

Be First to Comment