Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Rama largohet nga Shqipëria, ja shteti ku do të udhëtojë…

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Francë këtë të hënë. Sipas burimeve për Report TV, kreu i qeverisë do të pritet në Pallatin Elysee nga presidenti Emmanuel Macron në orën 13:00.

Në qendër të diskutimeve mes dy udhëheqëve pritet të diskutohet rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri. Po ashtu bisedimet do të fokusen rreth disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë.

Vitin e kaluar, kur Macron vizitoi Tiranën, Shqipëria dhe Franca nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës si dhe deklaratën e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *