Skip to content

Vendim i ri për Aeroportin e Vlorës, reagon menjëherë Behgjet Pacolli

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar sërish lidhur me situatën e krijuar në Aeroportin e Vlorës, pas një vendimi të ri të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Sipas Pacollit, gjykata ka vendosur të heqë masat kufizuese që pengonin administrimin e shoqërisë VIA nga kompania e tij, duke i cilësuar të kundërligjshme vendimet e mëparshme të marra për këtë çështje.

Ai thekson se vendimi mbështetet edhe në arsyetimin e mëhershëm të Gjykatës së Lartë, e cila kishte njohur të drejtën e MABCO-s për të administruar shoqërinë dhe për të ushtruar të drejtat që burojnë nga kuota e saj.

“Një tjetër vendim i drejtësisë u mor sot nga Gjykata e Tiranës, e cila hoqi masat kufizuese të vendosura në mënyrë të paligjshme nga gjyqtarja Miranda Nakaj përsa i përket administrimit të shoqërisë VIA. Gjyqtarja Nakaj është kallëzuar në SPAK për vendime që, sipas pretendimeve, janë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pikërisht përmes asaj mase të kundërligjshme u bllokua mbajtja e Asamblesë së VIA-s, e paraparë për datën 06.06.2026 për ndryshimin e administratorit. Si pasojë, u vijua paligjshmëria dhe shkaktimi i dëmeve të konsiderueshme të vendosura prej Tetorit të vitit 2025, të cilat kulmuan me bllokimin e hyrjeve në Aeroport për muaj të tërë, duke privuar nënkontraktorët e Mabcos nga e drejta e tyre për të punuar për kryerjen e punëve të projektit dhe përfundimin e punimeve”, shkruan Pacolli ndër të tjera.

Ai argumenton se masat e vendosura gjatë muajve të fundit kanë penguar zhvillimin normal të projektit, duke bllokuar mbajtjen e Asamblesë së shoqërisë si dhe aksesin në kantier, çka sipas tij ka sjellë dëme të konsiderueshme dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e punimeve për Aeroportin e Vlorës.

Ai shprehet se pas këtij vendimi nuk ekziston më asnjë kufizim gjyqësor ndaj shoqërisë dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse të zbatojnë vendimet e gjykatave, në mënyrë që të garantohet rikthimi i punimeve në kantier dhe përfundimi sa më i shpejtë i projektit.

Një tjetër vendim i drejtësisë u mor sot nga Gjykata e Tiranës, e cila hoqi masat kufizuese të vendosura në mënyrë të paligjshme nga gjyqtarja Miranda Nakaj përsa i përket administrimit të shoqërisë VIA.

Gjyqtarja Nakaj është kallëzuar në SPAK për vendime që, sipas pretendimeve, janë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Lartë.

Pikërisht përmes asaj mase të kundërligjshme u bllokua mbajtja e Asamblesë së VIA-s, e paraparë për datën 06.06.2026 për ndryshimin e administratorit. Si pasojë, u vijua paligjshmëria dhe shkaktimi i dëmeve të konsiderueshme të vendosura prej Tetorit të vitit 2025, të cilat kulmuan me bllokimin e hyrjeve në Aeroport për muaj të tërë, duke privuar nënkontraktorët e Mabcos nga e drejta e tyre për të punuar për kryerjen e punëve të projektit dhe përfundimin e punimeve.

Jam falënderues sot ndaj Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila cilësoi si të marrë në kundërshtim me ligjin vendimin e gjyqtares Nakaj dhe vendosi zëvendësimin e masës së sigurimit të datës 05.06.2026, duke hequr çdo kufizim për sa i përket administrimit të shoqërisë VIA nga ortaku mazhoritar.

Në deklaratën e saj sot, gjatë shpalljes së vendimit, Gjykata u bazua edhe te arsyetimi i vendimit të Gjykatës së Lartë, i cili i kishte rikthyer ortakut mazhoritar ( MABCO) të drejtën për të administruar shoqërinë dhe për të ushtruar të drejtat që burojnë nga kuota e tij.

Ky është një vendim tjetër që dëshmon në mënyrë të qartë, përmes fakteve dhe grupfakteve tashmë të provuara, se të gjitha masat e sigurimit të vendosura më parë ndaj Mabco kanë qenë të paligjshme. Siç deklarojnë gjykatat, këto masa të paligjshme janë përpjekur të neutralizojnë Mabco-n në hapjen e aeroportit.

Nga sot, asnjë masë apo vendim gjyqësor nuk ka më fuqi kundër shoqërisë sonë.

Ne duam të angazhohemi sa më parë për të hapur aeroportin, për të mirën e Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Një falënderim i veçantë për ekipin ligjor Halimi & Ahmetaj që na ka qëndruar pranë mua dhe familjes sime, si dhe për këtë fitore të merituar ditën e sotme.

Ne u bëjmë sërish apel të gjitha institucioneve publike, përfshirë Ministrinë, Avokaturën dhe Policinë, të ndërmarrin të gjitha masat në zbatim të vendimeve të gjykatave, me qëllimin e vetëm: garantimin e aksesit në kantier të shoqërisë Mabco, punonjësve, nënkontraktorëve dhe mjeteve të punës, si dhe përfundimin sa më parë të këtij projekti me interes publik.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *