Skip to content

Rama mori LAJMIN FANTASTIK nga Bashkimi Europian/ Më 14 korrik do…

Shqipëria mund të shënojë më 14 korrik një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Brukseli pritet të mbyllë tri kapitujt për Shqipërinë dhe Konferenca Ndërqeveritare të mbahet më 14 korrik.

Konfirmimi vjen nga dokumenti zyrtar i qeverisë holandeze, i përgatitur për mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme (GAC) të Bashkimit Evropian më 14 korrik, si edhe nga burime diplomatike evropiane, sipas të cilave procesi po ecën sipas kalendarit të parashikuar.

“Diskutimet po vazhdojnë në Grupin e Punës COELA për këta tre kapituj dhe një raund tjetër takimesh është planifikuar për sot. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe arrihet një marrëveshje për Pozicionet e Përbashkëta të BE-së përkatëse, dosja do t’i kalojë COREPER-it nesër pasdite për miratim.

Nëse kjo ndodh dhe COREPER-i miraton Pozicionet e Përbashkëta të BE-së (siç pritet), atëherë do të jemi në gjendje të konfirmojmë zyrtarisht Konferencën Ndërqeveritare (IGC) për të martën e ardhshme (me shumë gjasa së bashku me Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, njëra pas tjetrës në të njëjtën ditë me mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme)”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të BE.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *