“Mund t’ju them që ka pasur kosto fikse. Këngëtari ka pasur një kosto, ‘fee’, për gjithë turin, një paketë brenda turit që lidhet me produksionin, artistin dhe kostot që lidhen me gjithçka që është e paravendosur, vetëm ai si ‘fee’ e ka pasur 7 milionë dollarë ose 6 milionë euro.
Pra, një pjesë e kostos së konsiderueshme ka qenë kosto e artistit, sipas dokumentacioneve që ne kemi deri tani.
Ajo që kemi financuar me anë të këtij Akti Normativ, nëse do kemi një miratim në Parlament, është rreth 27% e vlerës së gjithë kostos së aktivitetit. Si një e dhënë që mbase na ndihmon të kuptojmë përmasën e vetë aktivitetit. Ai ka pasur një kosto të lartë”, u shpreh ministri.
Kjo pagesë nuk është e vetmja, pasi në ditët e fundit para koncertit, Qeveria Shqiptare miratoi me urgjencë një Akt Normativ për blerjen e biletave për të mbështetur koncertin, në mënyrë që ai të mos falimentonte, duke dhënë 4 miliardë lekë.
Be First to Comment