Skip to content

Sot, rreth orës 05:00, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Studime komuna e Vushtrrisë, është shkaktuar një aksident trafiku me pasojë fatalitet.

Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e lëndimeve të marra, në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një viktimë femër, rreth 52 vjeçare, ndërsa pesë persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor, në koordinim me prokurorin e rastit janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *