Deri në këto momente nuk raportohen dëme në ndërtesa apo persona të lënduar. Megjithatë, autoritetet kanë nisur verifikimet për të kontrolluar gjendjen e strukturave.
Tërmeti ka shkaktuar gjithashtu probleme me energjinë elektrike në disa zona të Napolit. Ndërprerje janë raportuar veçanërisht në qendrën e qytetit, lagjen Chiaia dhe pjesën perëndimore të Napolit.
Për shkak të lëkundjeve sizmike, qarkullimi hekurudhor në linjat Cumana dhe Circumflegrea është pezulluar përkohësisht, me qëllim kryerjen e kontrolleve të sigurisë. Lajmi është bërë i ditur nga EAV, kompania e transportit publik të Rajonit të Kampanias që menaxhon linjat hekurudhore në zonën e Fushave Flegreane.
Tërmeti ka ndodhur në një mbrëmje të veçantë për qytetin, i cili po zhvillon edhe një festë jozyrtare të tifozëve për 100-vjetorin e Napolit. Sipas organizatorëve, më shumë se 10 mijë persona kanë marrë pjesë në procesionin e tifozëve.
Pavarësisht panikut të shkaktuar nga lëkundjet, deri tani nuk ka raportime për pasoja serioze./Top Channel
Be First to Comment