Skip to content

Kërkesa e Çelës ishte drejtuar ndaj drejtuesit të SPAK, Klodjan Braho, me argumentin se ndaj Dumanit ishte bërë një kallëzim penal në Itali për shpifje. Por pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Braho ka vendosur mospranimin e saj, duke e cilësuar të pambështetur në ligj dhe prova.

Sipas SPAK, Petrit Çela i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme më 20 maj dhe 18 qershor 2026, duke kërkuar largimin e Dumanit nga procedimi penal nr. 193/2023, ku të proceduar janë Marjus Lulaj dhe Mario Çela.

 

Çela e bazonte kërkesën te një kallëzim i depozituar në Prokurorinë e Veronës në Itali ndaj Dumanit për veprën penale të “shpifjes”, sipas Kodit Penal italian.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, lidhja e vetme e Dumanit me procedimin ndërkombëtar ka qenë vetëm nënshkrimi, në cilësinë e drejtuesit të SPAK, i dokumenteve institucionale për krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore me autoritetet italiane.

“Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Veronës, pas shqyrtimit të akteve, ka paraqitur më datë 21.04.2026 kërkesë për arkivim (richiesta di archiviazione) të procedimit penal, e depozituar më 14.05.2026. Ndaj kësaj kërkese, personi që ka paraqitur kallëzimin penal Petrit Çela ka paraqitur kundërshtim (opposizione) më 11.05.2026, çka ka çuar në caktimin e një seance gjyqësore pranë Seksionit GIP/GUP të Gjykatës së Veronës.

Nga aktet e administruara rezulton se, i vetmi element i identifikuar që lidh prokurorin Altin Dumani me bashkëpunimin ndërkombëtar në fjalë është nënshkrimi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, i një shkrese institucionale, më datë 11.07.2024, si dhe i një Marrëveshjeje, më datë 26.08.2024, për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore (JIT) mes Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Republikës pranë Gjykatës së Veronës, nismë e ardhur nga vetë autoritetet italiane në kuadër të procedimit penal nr. 10792/2023.

Prokurori Altin Dumani nuk ka qenë pjesë e grupit hetimor të procedimeve penale nr.10792/2023 (Itali) dhe nr.123/2024 (Prokurori e Posaçme), nuk ka kryer veprime hetimore, marrje në pyetje, sekuestrime apo kërkesë për sekuestrim, si dhe ka marrë dijeni për ekzistencën e procedimit penal në Itali vetëm në muajin maj 2026, pra pas paraqitjes së kërkesës për arkivim nga ana e Prokurorisë italiane”, thotë SPAK.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *