Skip to content

“Hapet për qarkullim një tjetër segment i rëndësishëm i Korridorit VIII! Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri 500 metra pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor prej 7.5 km, me dy korsi vajtje-ardhje. Ky investim është pjesë e projektit “Zgjerimi i rrugës Elbasan–Qafë Thanë”, duke shënuar një tjetër hap në modernizimin e një prej akseve më të rëndësishme të vendit. Me hapjen e këtij segmenti përmirësohet ndjeshëm qarkullimi, rritet siguria rrugore, shkurtohet koha e udhëtimit dhe lehtësohet transporti i qytetarëve dhe i mallrave”, shkruan Karakaçi në një postim në “Facebook”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *