Në media dhe rrjetet sociale kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë të personazheve që mund të bëhen pjesë e edicionit të ri, ndërsa së fundmi në qendër të vëmendjes janë Vjollca Haxhiu dhe Kaltrina, e njohur nga publiku edhe si “profesorja”.
Vjollca Haxhiu është prej vitesh një nga emrat e njohur të muzikës shqiptare dhe ka një karrierë të gjatë në skenë. Një hyrje e mundshme e saj në shtëpinë e BBVK do të përbënte një eksperiencë krejt ndryshe nga ajo që publiku është mësuar ta shohë.
Nga ana tjetër, Kaltrina ka marrë vëmendje të konsiderueshme në rrjetet sociale, ku është komentuar vazhdimisht për imazhin dhe paraqitjet e saj.
Dy profile mjaft të ndryshme, të cilat nëse bëhen pjesë e formatit, mund të sjellin dinamika interesante dhe të paparashikueshme brenda shtëpisë.
Megjithatë, deri në këtë moment nuk ka një konfirmim zyrtar nga produksioni se Vjollca Haxhiu apo Kaltrina do të jenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova 5”.
Përgatitjet për sezonin e ri vazhdojnë, ndërsa pritet që me afrimin e nisjes së spektaklit të dalin edhe detajet zyrtare për kastin që do të hyjë në shtëpi.
Be First to Comment