Gjithçka nisi pas një fotografie të publikuar së fundmi, ku Luiz Ejlli shfaqej pranë bashkëshortes së tij me dorën të vendosur mbi barkun e saj.
Detaji nuk kaloi pa u vënë re nga fansat e çiftit, të cilët nisën menjëherë të pyesnin nëse Kiara dhe Luizi po përgatiteshin të bëheshin prindër për herë të dytë.
Por moderatorja ka vendosur t’u japë fund përfundimisht aludimeve.
Gjatë një bisede me ndjekësit përmes opsionit “Ask Me a Question” në Instagram, një person e pyeti drejtpërdrejt:
“A je shtatzënë? Të lutem kthe përgjigje.”
Këtë herë Kiara nuk la vend për interpretime dhe u përgjigj shkurt dhe prerë:
“JO! Nuk jam.”
Me këtë përgjigje, moderatorja ka mohuar qartë zërat që kishin qarkulluar ditët e fundit, duke konfirmuar se fotografia me Luizin nuk ishte një sinjal për një shtatzëni të dytë.
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë tashmë prindër të vajzës së tyre, Luna Mari, ndërsa familja e tyre vazhdon të jetë ndër më të ndjekurat nga publiku në rrjetet sociale.

Be First to Comment