Në vend që të reagojë drejtpërdrejt ndaj lajmeve, Bora ka zgjedhur të vijojë pushimet dhe të ndajë me ndjekësit disa momente personale. Ajo ka publikuar fotografi ku shfaqet së bashku me partnerin e saj, Donald Veshaj, dhe djalin e saj.
Në njërën prej pamjeve, Donaldi shihet duke realizuar një selfie gjatë një aktiviteti në det, ndërsa pranë tij ndodhet djali i Borës dhe në sfond shfaqet moderatorja.
Postimi i Borës është shoqëruar vetëm me një simbol dielli, pa asnjë koment lidhur me raportimet për të ardhmen e saj profesionale.
Kjo është hera e parë që moderatorja shfaqet publikisht pas lajmeve se rrugëtimi i saj disavjeçar në Top Channel mund të ketë përfunduar. Deri tani, Bora nuk ka konfirmuar dhe as mohuar largimin nga televizioni.
Ndërkohë, në media vijojnë të qarkullojnë zërat se ajo mund të kalojë në Vizion Plus, ku është përfolur edhe për një rol të mundshëm në “Ferma VIP Club”. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Për momentin, Bora duket se ka zgjedhur të mos përfshihet në diskutimet për të ardhmen e saj televizive, duke u fokusuar te pushimet dhe momentet me familjen.

Be First to Comment