Skip to content

Sipas raportimeve të Policisë, është shoqëruar A. T., 26 vjeç, pasi rreth orës 10:30, në lagjen 13, në Durrës, ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç.

“Rreth orës 10:30, në lagjen 13, shtetasi A. T., 26 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur shtetasin F. D., 66 vjeç. Shtetasi F. D. është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. T., është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale për arrestimin e tij.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak minuta më parë, ju njoftojmë se shtetasi F. D., 66 vjeç, i cili u përplas nga një automjet në lagjen 13, Durrës, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftim

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *