Skip to content

Nga autoambulanca ai rrëfeu për mediat lokale momentet kur ndodhi ngjarja.

Duke përjashtuar të ishte cigarja shkaku i ngjarjes, Xhemali tregoi se që të katërt, u gjendën në breg të detit për të riparuar skafin.

Ai tha se e nxorën skafin nga deti pasi ishte bllokuar dhe shtoi se në punë e sipër, bëri skopio (plasi) dhe zjarri u përhap nga benzina që ishte derdhur gjatë riparimit.

Më herët sonte, edhe Policia e Vlorës tha se djegia në shkallë të ndryshme e katër personave në Himarë dyshohet se erdhi pas kontaktit me benzinën gjatë riparimit të një skafi.

Aleks Doda, 18 vjeç, Mateo Merdanaj, 25 vjeç, Ardinand Qaziu 38 vjeç dhe Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, janë personat që u dërgua në gjendje serioze në spitalin e Vlorës.

Ishte ora 19:20 e mbrëmjes së sotme kur në Qendrën Shëndetësore Himarë janë paraqitur për ndihmë mjekësore 4 shtetasit që u konstatuan me djegie në pjesë të ndryshme të trupit.

“Nga verifikimet paraprake dyshohet se, gjatë riparimit të motorit të një skafi në Porto Palermo, katër të rinjtë kanë pësuar djegie, si pasojë e rënies në kontakt me lëndën djegëse benzinë”, tha policia.

Për shkak të gjendjes së tyre serioze, të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon verifikimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *