Skip to content

Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Llukar të Prishtinës, ku Krasniqi është përfshirë në një aksident teksa udhëtonte me motor.

I riu është transportuar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ekipi mjekësor ka ndërhyrë për t’i shpëtuar jetën.

Megjithatë, për shkak të plagëve të rënda të marra në aksident, Laurent Krasniqi nuk ka arritur të mbijetojë. Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është konfirmuar edhe nga burime të “Prive By Liberta Spahiu”.

Laurent Krasniqi ishte bërë i njohur për publikun përmes aktivitetit të tij në TikTok, ndërsa më pas mori pjesë edhe në “Big Brother VIP Kosova”.

Rrethanat e plota të aksidentit pritet të sqarohen nga autoritetet.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *