Dalja e tij vjen pasi gjykata vendosi masën e arrestit në shtëpi ndaj tij në lidhje me çështjen e Eduart Kuçit.
Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, Jozi kishte bërë edhe një reagim në rrjetet sociale, ku falënderoi fansat për mbështetjen dhe paralajmëroi një projekt të ri.
“Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, kishte shkruar ai, duke shtuar: “New project coming soon. Ju dua”.
Tashmë, shfaqja e tij në dasmë ka tërhequr vëmendjen në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kjo do të jetë një nga daljet e pakta publike të Jozit gjatë kësaj periudhe.
Be First to Comment