hapur mbi lidhjet historike e kulturore ndërmjet grekëve dhe shqiptarëve.
“Ne kemi shumë gjëra nga shqiptarët. Nuk e dimë ADN-në tonë, ndoshta edhe unë mund të jem shqiptar”, ka deklaruar Veremis, duke vënë në dukje përzierjen e popujve dhe ndikimet reciproke gjatë historisë.
Ai ka rikujtuar edhe rolin e Arvanitëve dhe Suljotëve në Revolucionin Grek të vitit 1821, duke nënvizuar se ata renditeshin mes kontribuuesve kryesorë të kryengritjes kundër Perandorisë Osmane.
Në këndvështrimin e profesorit, Greqia duhet të mbajë marrëdhënie të mira me fqinjët, në veçanti me shqiptarët.
“Ne duhet të shkojmë mirë me komshinjtë tanë, sidomos me shqiptarët”, ka nënvizuar ai.
Shumë njerëz e kanë parë deklaratën e Veremit si një thirrje për dialog, bashkëpunim dhe kapërcim të paragjykimeve historike ndërmjet dy popujve.
Be First to Comment