Sipas deklaratës së saj, polici të cilit i kishte rënë pistoleta në veturën e të rinjve dhe që,
sipas saj, ishte personi kryesor në dhunimin e tyre, ishte shqiptar. Ndërsa, polici i dytë ishte boshnjak dhe i treti maqedonas.
Vejseli thekson se rasti nuk duhet të interpretohet si një konflikt ndëretnik mes shqiptarëve dhe maqedonasve, pasi, sipas saj, përkatësia etnike e policëve të përfshirë nuk e mbështet një interpretim të tillë.
“Është krijuar përshtypja se bëhet fjalë për një konflikt nacional shqiptaro-maqedonas, për shkak se policit të cilit i ka rënë pistoleta te vetura e këtyre djemve të rinj dhe ai kryesori që i ka dhunuar ka qenë shqiptar, i dyti boshnjak dhe i treti maqedonas”, ka deklaruar Vejseli në videon e publikuar në rrjetet sociale.
Be First to Comment