Skip to content

Nga dritarja ai vuri re një të ri në një situatë tepër të rrezikshme në ndërtesën ngjitur.

Pa u menduar dy herë, ai vrapoi drejt vendit dhe, në çastin kur i riu po binte, arriti ta kapte për këmbësh, duke penguar përplasjen fatale me tokën. Falë reagimit të tij të shpejtë, i riu pësoi vetëm lëndime të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Veprimi i shqiptarit ka prekur të gjithë komunitetin. Kryebashkiaku i Gambassi Terme, Sergio Marzocchi, e falënderoi publikisht, duke e cilësuar një akt heroizmi dhe humanizmi.

“Me guxim dhe vendosmëri të jashtëzakonshme, ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar një tjetër. Veprimi i tij do të mbetet simbol shprese dhe solidariteti për komunitetin tonë,” u shpreh kryebashkiaku.

Autoritetet vendore kanë bërë të ditur se po punojnë për krijimin e rregullores për dhënien e shtetësisë së nderit dhe se Jnes pritet të jetë një nga personat e parë që do të marrë këtë vlerësim, si shenjë mirënjohjeje për aktin e tij heroik. / REVISTA ORA

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *