Skip to content

Hoti tha se ka kërkuar autorizimin për nënshkrimin e marrëveshjes me Austrinë dhe Turqinë, me anë të së secilës do të krijohet bazë e re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale.

Ai tha se kjo nënkupton që qytetarët e Kosovës që kanë punuar një kohë të gjatë në Austri apo Turqi do t’u mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pension në Kosovë.

Advertisement

“Tashmë i kemi kaluar 11 pika në këtë mbledhje, 2 prej tyre të cilat i kam sponzoruar unë janë propozim-vendimi për Presidenten e Kosovës që të më jepet autorizimi për nënshkrimin e marrëveshjes me Republikën e Austrisë dhe Turqisë për sigurimet sociale të qytetarëve të Kosovës dhe të Austrisë. Qëllimi i kësaj marrëveshje është krijimi i një baze të re ligjore për të rregulluar marrëdhëniet reciproke në fushën e sigurimeve sociale e cila u siguron qytetarëve të të dyja vendeve njohjen e ndërsjelltë e kontributeve sociale për kontribute sociale. Pra, kjo nënkupton që qytetarët e Republikës së Kosovës, pra mërgata jonë që jeton në Austri të cilët kanë punuar për një kohë të gjatë në Austri apo në Turqi, do të mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit të kenë të drejtën të marrin pensionin në Kosovë apo anasjelltas… Kjo marrëveshje nuk parasheh kosto buxhetore ndërsa hyrja në fuqi dhe zbatimi i saj do të bëhen menjëherë pas përfundimit të procedurave ligjore të të dyja vendeve. Ne synojmë që në vitin 2027 të fillojë zbatimi i këtyre dy marrëveshjeve”, tha ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *