Shkak për dhunën është bërë një konflikt i vjetër që kanë pasur me vëllanë e policit, i cili u kishte para borxh dhe nuk ua kishte kthyer. Mësohet se ata u kishin kërkuar shumën e parave që pretendonin se ua kishte borxh, vlerë e cila ende nuk është bërë me dije.
Pas dhunës, policia policia e arrestoi të riun për ta liruar më pas. 3 vite më pas, Bekim Bulica është në qendër të shkrimeve të mediave franceze të cilat e përshkruajnë si një ‘lord’ kokaine që përmes shpërndarjes së drogës me pika call centeri në Paris ka ndërtuar një perandori luksi në Riverën Shqiptare, si “Principotes”. Sot, po i njëjti personazh është i përfshirë në vrasjen e turistit portugez, 21-vjeçarit Luis Miguel Varela Mendez, i cili erdhi për të parë “Maldivet e Europës” në Ksamil dhe do të kthehet me një arkëmort./ZËRI
Be First to Comment