Skip to content

Sipas informacionit të publikuar nga “Vox News”, ndryshimet nuk ndalen vetëm te moderimi. Edhe kryeredaktorja Denisa Haxhiaj do të largohet nga detyra, ndërsa në vend të saj pritet të jetë gazetarja veterane e “Fiks Fare”, Antela Lika.

Në një material të publikuar për stafin e emisionit, përmenden pikërisht Filip Çakuli si autor, Denisa Haxhiaj si kryeredaktore, si dhe Julian Deda e Xhemi Shehu si moderatorë.

Kështu, në prag të sezonit të ri, “Fiks Fare” duket se po përgatitet për një ndryshim thuajse tërësor në drejtim, moderim dhe strukturën editoriale.

Deri tani, Top Channel nuk ka bërë një njoftim zyrtar për këto ndryshime, ndaj detajet për përbërjen e re të emisionit mbeten për t’u konfirmuar zyrtarisht.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *