Aktiviteti premton një mbrëmje të mbushur me muzikë, atmosferë dhe emocione.
Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, së bashku me artistin Salsano Rrapi, kanë bërë ftesë publike përmes një videoje, duke nxitur qytetarët të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje në mes të natyrës, muzikës dhe atmosferës festive.
“Siç ka yje në qiell, ka edhe yje në skenë,” ka thënë Salsano Rrapi, duke ftuar të gjithë të mos e humbasin këtë aktivitet.
Pjesëmarrja do të jetë masive, duke premtuar një eksperiencë unike nën yje, në një nga hapësirat më të bukura natyrore të zonës.
Be First to Comment