Sipas udhëzimeve, në raste të tilla duhet të ekzekutohet himni kombëtar i vendit përkatës ai shqiptar e më pas ai maqedonas, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.
Edhe ditën e sotme nuk është ekzekutuar himni shqiptar por vetëm ai maqedonas.
Është ende e pakuptimtë përse kryeministri maqedonas këmbëngul të mos respektojë himnin shqiptar brenda territorit të Republikës së Shqipërisë aq më tepër kur pjesëmarrës është edhe kryetari i bashkisë Pustec Pali Kolefski, edhe pse fare ngjitur tyre shihet të jetë Edmond Themelko, ish kryetari i kësaj bashkie, organizator i këtij eventi të sotëm./Top Channel
Be First to Comment