Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari informoi sot se në kategoritë që trajtohen me përparësi nga programet e strehimit social janë edhe familjet e punonjësve të rënë në krye apo për shkak të detyrës, si dhe viktimat e dhunës në familje.
Lamallari publikoi detaje nga kriteret dhe dokumentacioni që duhet plotësuar për të përfituar në kuadër të programit të strehimit social.
Sipas përcaktimeve ligjore, familjet e punonjësve të rënë në detyrë përfshijnë, ndër të tjera, familjet e punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, strukturave të Ministrisë së Brendshme, Forcave të Armatosura, Shërbimit Informativ të Shtetit dhe Policisë së Burgjeve. Për viktimat e dhunës në familje kërkohet urdhër mbrojtjeje ose urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje i lëshuar nga gjykata.
Aplikimi kryhet përmes platformës e-Albania, në përputhje me procedurat dhe afatet ligjore.
Be First to Comment