Skip to content

Sipas raportimeve, Snezhana Korolyova dhe i fejuari i saj po qëndronin në një kamping në fshatin Artybash, në Siberinë jugore, kur rreth orës 01:00 një ari ka sulmuar çadrën e tyre.

Çifti, i cili ishte fejuar një ditë më parë është zgjuar nga zhurmat, ndërsa kafsha ka shqyer çadrën dhe më pas ka tërhequr zvarrë 29-vjeçaren. Ariu e ka vrarë gruan dhe më pas ka transportuar trupin e saj përtej lumit Biya.

Rojet e gjuetisë dhe policia kanë shtënë në ajër për ta larguar kafshën, por nuk e kanë qëlluar atë. Sipas dëshmitarëve, autoritetet kanë pretenduar se në zonën e banuar kishte kufizime për përdorimin e armëve.

Një dëshmitare, Alina, tha se ariu nuk e lëshonte viktimën dhe e tërhoqi atë përtej lumit. Ndërkohë, një tjetër kampiste tregoi se motra e saj u përball me të njëjtin ari atë natë dhe arriti të shpëtonte vetëm pasi një shofer ndërhyri duke përdorur dritat e automjetit.

Mbetjet e 29-vjeçares u gjetën më vonë në vendin ku kafsha dyshohet se e kishte varrosur. Sipas raportimeve lokale, ariu mbeti në arrati pas sulmit.

Pas ngjarjes, në fshat u shpall një gjendje alarmi për 10 ditë. Banorët kanë ngritur shqetësime për shtimin e numrit të arinjve në zonë. Një përfaqësues i shoqatës lokale të gjuetarëve dhe peshkatarëve pretendoi se shkurtimi i sezonit të gjuetisë ka ndikuar në rritjen e popullsisë së arinjve dhe në afrimin e tyre drejt zonave të banuara.

Sipas banorëve, rreth 20 arinj enden rregullisht në zonën përreth fshatit./vizionplus.tv

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *