Autorët e hakerimit dyshohet se janë pikërisht këta dy shtetas.
“Ne jemi turistë turq. Erdhmë në Shqipëri për pushime, sepse e duam dhe e respektojmë këtë vend të bukur. Fatkeqësisht, në Hotel Eagle (Ksamil) përjetuam dhunë, fyerje raciste dhe trajtim degradues nga pronarët e hotelit — burri dhe gruaja. Ne thjesht pyetëm për dhomën tonë. Në përgjigje na fyën, na pështynë dhe na quajtën «turq të ndyrë». Gruaja ime dhe fëmija ynë u sulmuan fizikisht. Na dëbuan me dhunë nga hoteli. Nuk erdhi asnjë polic. Kërkojmë ndihmë dhe drejtësi. Shqipëria është e mrekullueshme, por këta njerëz na trajtuan në mënyrë të tmerrshme.”– thuhet në shënimin e hakerave.

Be First to Comment