Skip to content

Fotot e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Artur Bibe tregojnë autorin e vrasjes, që si fillim qëlloi për vdekje të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova dhe më pas u vetëvra.

Sipas burimeve, Allmuça merrej me sportin e boksit.

Çifti nuk kishin lidhje martesore, por marrëdhënia e tyre ishte e shoqëruar me konflikte, gjë që bëri që autori, nga xhelozia, të qëllonte 45-vjeçaren dhe pastaj veten.

Burimet i thanë Top Channel se çifti pati një sherr jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim 50-vjeçar nxori një pistoletë dhe shtiu disa herë me të mbi 45-vjeçaren, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës.

Pak më vonë, me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje.

Në pallatin ku u gjetën viktimat ka kamera sigurie, të cilat kanë filmuar ngjarjen, ndaj tashmë policia nuk ka asnjë dyshim për autorësinë e ngjarjes.

Mësohet se në zonë banonte vajza e 45-vjeçares, ndërsa deri tani nuk rezulton se bëhet fjalë për bashkëshortë, por për një lidhje me gjasa erotike që përfundoi me aktin ekstrem të vrasjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *