Skip to content

Sipas Kryefjala.com, fituesja e edicionit të pestë të reality show-t pritet t’i bashkohet panelit të emisionit “Goca & Gra” në sezonin e ri.

Nëse konfirmohet, ky do të ishte një ndryshim i rëndësishëm për Selinin, e cila pas fitores së BBVA 5 dhe çmimit të madh prej 100 mijë eurosh do të rikthehej shumë shpejt në ekran.

Këtë herë, ajo nuk do të jetë në rolin e një konkurrenteje, por pjesë e një paneli ku diskutohen tema sociale, marrëdhëniet, aktualiteti dhe çështje të ndryshme të jetës së përditshme.

Në sezonin e fundit, pjesë e panelit ishin Ori Nebijaj, Rozana Radi, Rudina Dembacaj, Sherina Spahiu dhe Ema Andrea.

Ende nuk dihet nëse ardhja e Selinit do të sjellë largimin e ndonjë prej tyre apo nëse Top Channel po planifikon një formulë të re për sezonin e ardhshëm.

Deri tani, as Top Channel dhe as Selin Bollati nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht lajmin. Megjithatë, nëse raportimi konkretizohet, Selini do të bëjë një tjetër hap në televizion, vetëm pak muaj pas fitores së “Big Brother VIP Albania 5”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *