Skip to content

“Një agjent i DEA-s është stacionuar këtu”, Klodiana Lala zbulon si pastrohen paratë e krimit në banka dhe Exchange

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se krimi i organizuar ka pastruar paratë në Shqipëri, duke përdorur bankat dhe zyrat e këmbimit valutor. Ajo tregoi disa raste, ku është tentuar të merret peng edhe një drejtor banke, ndërsa zyrtarët nuk ndërhynë. Lala tha se aktualisht një nga agjentët e DEA është stacionuar këtu prej muajsh dhe po punon për grupet kriminale që janë vendosur në Amerikën Latine.

Sipas saj, të përfshirë në pastrimin e parave të krimit janë banka, avokatë, autoritete financiare dhe Exchange. “Kemi një nga agjentët e DEA që është stacionuar këtu prej muajsh dhe po punon për grupet kriminale që janë vendosur në Amerikën Latine. Rrisku që paratë e pista të vijnë në Shqipëri është shumë i lartë. Nuk kemi panoramë të qartë nëse kanë pasuri të fshehura jashtë vendit. Dritan Gjika nuk ka pasuri të sekuestruar në Shqipëri. Ai ose i ka në kripto ose të investuara në një vend tjetër. Armando Pacani, kam qenë në shtëpinë ku jeton nëna e tij, nuk është më shumë se 60 m2, me mobilje të komunizmit. Autoritetet thonë se ka fituar miliona euro nga shitja e kokainës. Ku janë paratë? Janë investuar diku. Kemi vetëm majën e ajsbergut. Këto grupime kanë rrjet ekspertësh nga pas, avokatë, bashkëpunim me exchange, banka, autoritetet financiare. Po të tentosh të depozitosh 10 mijë euro në bankë, të kërkojnë dokument pas dokumenti.

Ndërkohë si ka mundësi lëviz 1-5 mln euro dhe asnjë punonjësi të pastrimit të parave nuk i bën përshtypje? Rrjetet e exchange, apo noterët, janë të dyshuar të përfshirë në këto skema pastrimi. Te grupi Pepa u zhdukën 4 mln euro nga llogaria e noteres, ata planifikonin të merrnin peng drejtorin e një banke. Kjo mund të ketë ndodhur dhe të mos jetë raportuar. Çështja tjetër implikimi i zyrtarëve. Vjen një kompani të investojë 100 mln euro ndërkohë që bilanci i kompanisë është shumë i ulët”, tha Lala për “TPZ”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *