Përmes një dedikimi emocional, artisti ka treguar se e ndjera kishte një vend të veçantë në jetën e tij dhe se marrëdhënia mes tyre ishte shumë më tepër se një lidhje familjare. Për Bleron, ajo ishte një figurë e rëndësishme, të cilën e konsideronte si një nënë të dytë.
Këngëtari ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit një fotografi të përbashkët, ndërsa krahas saj ka shkruar disa fjalë prekëse për humbjen që sapo ka përjetuar.
“Sot humba një pjesë të shpirtit tim”, është shprehur Blero, duke kujtuar me mall tezen e tij dhe rolin e veçantë që ajo kishte në jetën e tij.

Be First to Comment