Në deklaratën e tij, këngëtari ka habitur me mënyrën se si e ka komentuar situatën, duke pretenduar se ajo që është parë në video nuk ka qenë një konflikt real.“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë!”, është shprehur Jozi, duke lënë të kuptohet se përballja me Edin ka qenë e inskenuar.
Ai ka komentuar edhe raportimet për një procedim të mundshëm nga autoritetet, duke i cilësuar lajmet për një urdhër-arrest si të pavërteta.
“Lajmet për urdhër-arrest janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka deklaruar këngëtari.
Reagimi i Jozit vjen pasi ditët e fundit janë publikuar disa video nga përplasja, ku shfaqen momente të tensionuara mes tij dhe Edit. Në një prej videove, Jozi shihet duke e goditur Edin me shuplakë, ndërsa më pas i kërkon të ulet në gjunjë dhe Edi kërkon falje.
Ndërkohë, raportimet për rastin kanë bërë me dije se Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast lidhur me incidentin. Informacioni është raportuar nga mediat dhe i është atribuuar zëdhënësit të Prokurorisë së Pejës.
Tashmë deklarata e Jozit se gjithçka ka qenë “aktrim” ka hapur një tjetër pikëpyetje rreth ngjarjes, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do të japë më shumë detaje për atë që ka ndodhur.
Be First to Comment