Skip to content

Në një komunikim me ndjekësit, ajo pranoi se marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë dhe se çifti po kalon një periudhë të vështirë, megjithëse nuk zbuloi se çfarë ka ndodhur konkretisht.

“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjanat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale”, shkroi Elijona.

Ajo tha gjithashtu se ndryshimi në marrëdhënien e tyre ishte vënë re edhe nga ndjekësit.

“Besoj që edhe ju e keni kuptu që diçka ka ndodh dhe po, është e vërtetë që po kalojmë një fazë pak ma të rond”, u shpreh ajo.

Megjithatë, Elijona nuk ka konfirmuar aludimet për një tradhti të mundshme nga Klodi, apo pretendimet që përfshijnë një person tjetër.

Ajo zgjodhi të mos bëjë publik shkakun e krizës dhe kërkoi që të mos përcaktohet se kush është fajtor pa u ditur e gjithë historia.

“Nuk du asniherë me hy në lojën se kush është viktima apo kush është fajtor, sepse në ni lidhje marrin pjesë dy persona. As Klodi ma shumë, as Eli ma shumë”, shkroi ajo.

Deri tani, Elijona nuk ka njoftuar për një ndarje, por ka konfirmuar se marrëdhënia me Klodin po kalon një krizë, ndërsa arsyet e saj ka zgjedhur t’i mbajë private.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *