Skip to content

Në TikTok dhe më pas në disa media është shpërndarë pretendimi se Arsim Kuçi, babai i Edi Kuçit, kishte reaguar publikisht pas ngjarjes, duke paralajmëruar hakmarrje ndaj Jozit dhe personave të tjerë të përfshirë.

Shkak për këto pretendime u bë një llogari në rrjetet sociale që mban emrin e Arsim Kuçit, nga e cila ishte publikuar një imazh me mesazhin “Hakmarrja nuk ka datë skadence”. Postimi u interpretua si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj ngjarjes.

Por, sipas Prive By Liberta Spahiu, familjarë dhe persona pranë familjes Kuçi kanë mohuar që postimi të jetë bërë nga babai i Edit. Sipas këtyre burimeve, Arsim Kuçi nuk ka paralajmëruar hakmarrje dhe nuk qëndron pas deklaratave që po qarkullojnë në emër të tij.

Po sipas raportimit, në TikTok dhe platforma të tjera janë krijuar llogari të rreme në emër të Arsim Kuçit, të cilat nuk menaxhohen prej tij apo prej familjarëve të tij. Për këtë arsye, postimet e publikuara nga këto profile nuk duhet të konsiderohen si qëndrime zyrtare të familjes.

Zhvillimi vjen në një moment kur çështja mes Edi Kuçit dhe Jozefin Markut ka marrë edhe dimension ligjor. Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj Markut për veprën e dyshuar “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa është raportuar edhe për vendosjen e tij në “stop-listë”.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *