Së bashku me Markun është arrestuar edhe Kristjan Nikolli, 31 vjeç, ndërsa dy persona të tjerë, Anton Huli, 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Sipas Policisë, Jozefin Marku është gjetur i fshehur në tualetin e banesës së Nikollit. Gjatë kontrollit në banesë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi municioni.
Në kuadër të hetimeve është sekuestruar gjithashtu një automjet tip “Land Rover”, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes. Sipas hetimeve, drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë qenë Kristjan Nikolli.
Policia bën me dije se ndaj Jozefin Markut janë ngritur akuza për “Heqjen e paligjshme të lirisë”, “Plagosjen e lehtë me dashje”, “Kanosjen”, “Mbajtjen pa të drejtë të uniformës” dhe “Ndërhyrjen e padrejtë në jetën private”.
Ndërkohë, Kristjan Nikolli akuzohet, ndër të tjera, për përkrahjen e autorit të krimit dhe mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit.
Nga hetimet e deritanishme, Policia dyshon se Marku dhe personat e tjerë të përfshirë kanë dhunuar Eduart Kuçin, me pretendimin se 26-vjeçari kishte fyer njërin prej tyre.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të kenë marrë pjesë në ngjarje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Be First to Comment