Skip to content

Në një prononcim të shkurtër për “Shqipëria Live”, Arsim Kuçi tha se familja e ka përjetuar rëndë ngjarjen, ndërsa për momentin nuk dëshiron të japë më shumë deklarata në media.

“E kemi përjetuar shumë keq ngjarjen, sepse Shqipëria është vendi i shqiptarëve. Për këtë arsye kam lejuar djalin tim të marrë pjesë në Top Channel në fillimet e karrierës. Por nga ky rast jemi të shokuar dhe pa fjalë”, u shpreh ai.

Babai i Edit ka bërë gjithashtu një sqarim lidhur me disa postime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale në emrin e tij.

Ai theksoi se nuk ka qenë autor i këtyre postimeve dhe as nuk janë bërë me iniciativën e tij.

“Sa i përket asaj që postohet, dua të sqaroj se postimet që qarkullojnë nuk janë bërë nga unë dhe as me iniciativën time”, deklaroi Arsim Kuçi.

Në fund, ai bëri të ditur se nuk është i gatshëm të vijojë me prononcime mediatike, duke kërkuar kohë dhe privatësi për familjen pas ngjarjes.

“Për momentin nuk jam i gatshëm të jem prezent në media, sepse nuk kam çfarë të them më shumë”, përfundoi ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *