Kërkesa është depozituar këtë të hënë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, ndërsa vendimi përfundimtar për masën e sigurisë do të merret nga gjykata.
Sipas raportimeve të fundit, ndaj Markut dyshohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, ndërsa edhe disa akuza të tjera që lidhen me ngjarjen vijojnë të jenë në verifikim nga organi i akuzës.
Pozita e Kristjan Nikollit është gjithashtu e rënduar, pasi ndaj tij dyshohet për “Përkrahjen e autorit të krimit” dhe “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, bombave ose minave dhe të municionit”.
Gjatë kontrollit në banesën e Nikollit, policia ka sekuestruar municion, ndërsa është sekuestruar edhe një automjet tip Land Rover, i cili dyshohet se është përdorur gjatë ngjarjes.
Sipas policisë, Marku dhe Nikolli, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë dhunuar Eduart Kuçin pas një konflikti të lidhur me postime dhe fyerje të mëparshme në rrjetet sociale.
Për ngjarjen janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave që dyshohet se kanë qenë të përfshirë.
Tashmë pritet vendimi i gjykatës për kërkesën e Prokurorisë. Seanca për caktimin e masës së sigurisë pritet të zhvillohet brenda 48 orëve dhe me dyer të mbyllura.
Be First to Comment