Aktori ka treguar se i kishte premtuar të birit se ditën kur ai të firmoste kontratën e parë profesioniste, do të linte duhanin.
“I kisha premtuar se kur të bënte kontratën e parë profesioniste do lë duhanin, por nuk e dija që do vinte kaq shpejt ky moment”, shkruan Jul Deda.
Krahas fotografive të Mateos në fushën e futbollit, Juli nuk e ka fshehur krenarinë për rrugëtimin e të birit dhe punën që e ka sjellë deri në këtë pikë.
“Jam i lumtur që erdhi kjo ditë, jam krenar për punën dhe pasionin me të cilin u rrite dhe u brumose. Asgjë nuk vjen me shkop magjik, gjithçka ka nevojë për kohën e vet, duhet shumë përkushtim, sakrificë dhe dashuri”, vijon ai.
Në fund, aktori i ka dhënë edhe një këshillë të birit për rrugën që e pret: “Mos harro kurrë nga ke ardhur dhe si ke ardhur. Qëndro modest, i përkushtuar, pasionant dhe mbi të gjitha puno fort dhe shijoje punën tënde. Paç fat. Të dua!”
Nga postimi bëhet e ditur se Mateo do ta vazhdojë rrugëtimin e tij futbollistik me KF Korabi, ndërsa për Jul Dedën nis një tjetër “sfidë”: të mbajë premtimin dhe t’i thotë lamtumirë duhanit.

Be First to Comment