
Momente tensionesh janë regjistruar para godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet, pasi protestuesit janë përplasur me forcat e policisë për vendosjen e një çadre në shesh.
Sipas raportimeve, protestuesit kishin vendosur çadrën për t’u mbrojtur nga dielli, ndërsa efektivët e policisë kanë ndërhyrë për ta larguar atë, duke argumentuar se zënia e hapësirës publike nuk lejohej.
Pas kundërshtimit të protestuesve dhe tensioneve të krijuara, forcat e policisë janë tërhequr, ndërsa qytetarët kanë vijuar protestën me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta para Kryeministrisë vijon prej disa ditësh, ku pjesëmarrësit kërkojnë largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e kreut të ekzekutivit.

Be First to Comment