Skip to content

Asllan Dogjani thotë se ka shkuar me radhë në disa komisariate të kryeqytetit, por atje është njoftuar se i biri nuk ndodhej aty.

I alarmuar, ai ka ndarë këtë video në llogarinë e tij dhe thotë se ka telefonuar edhe dy numrat e shërbimit, 112 dhe 129, por nuk ka marrë përgjigje për vendndodhjen e të birit. Edhe në pamje, duke qartë se djali është një nga të shoqëruarit.

“Kërkova në Komisariatin nr. 1, në Komisariatin nr. 2 dhe në Komisariatin nr. 3. Telefonova 129 dhe 112. Tani kam ardhur në Komisariatin nr. 6 dhe ende nuk po e gjej djalin tim. Ai ndodhej në trotuar, te Zogu i Zi, duke filmuar protestuesit.

Familja duhet të njoftohet dhe personi i shoqëruar duhet të ketë mundësi të kontaktojë avokatin. Si është e mundur që një prind të endet nga një komisariat në tjetrin pa marrë përgjigje se ku ndodhet djali i tij?

Edhe një arsye më shumë që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të drejtat e tyre të respektohen”, shkruan ish-deputeti i Partisë Demokratike, avokati dhe pedagogu Asllan Dogjani.

Sot, në zonën e njohur si Zogu i Zi dhe Rruga e Durrësit ka pasur një protestë të disa të rinjve, të cilët kanë bllokuar nyjen kryesore të qarkullimit në këtë zonë, në shenjë mosbindje civile, por janë larguar e shoqëruar nga Policia e Shtetit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *