Përmes një postimi në Instagram Story, ai ka publikuar videon e momentit kur Gjesti i hodhi në pishinë zinxhirin me kryq të Jozit.
Duke e parë sërish skenën, G Bani ka pranuar se sot e sheh ndryshe situatën dhe ka shprehur pendesë për qëndrimin që kishte mbajtur në atë kohë.
“Sa sulm i ulët kundër Jozit! Më vjen turp që i dola kundër Jozit për shpullën atëherë. Për Krishtin betohem që nuk e kisha shiku’ këtë video”, shkroi ai.
G Bani ka kundërshtuar gjithashtu pretendimin se Jozi kishte kaluar kufijtë duke ofenduar fenë, duke shtuar: “Si mund të thotë Neda që ke shkel këto kufij, kur Jozi kurrë nuk ka ofenduar fenë e askujt?! Më fal, Joz!”
Reagimi i tij vjen në një moment kur Jozi ndodhet në arrest shtëpie në lidhje me çështjen me Eduart Kuçin.
Me këtë postim, G Bani ka bërë të qartë se vazhdon të mbështesë Jozin dhe se tashmë është penduar për mënyrën se si kishte reaguar ndaj tij gjatë kohës së qëndrimit në BBVA4.

Be First to Comment