Me vendim të qeverisë, Genci Gjeçi dhe Anisa Kureta janë emëruar anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Gjithashtu, në të njëjtën mbledhje është vendosur emërimi i Mario Keputës në postin e zëvendësministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit.
Sipas qeverisë, vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe do të publikohen në Fletoren Zyrtare.
Be First to Comment