Skip to content

Kryeministri Edi Rama dhe djali I tij, kanë kaluar natën në këtë manastir për tu larguar prej andej vetëm mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve dhe fotove të bëra publike, kryeministri mbërriti herët në mëngjes në Portin e Dafnit dhe më pas u takua me guvernatorin civil të Malit të Shenjtë, Alkiviadh Stefanin. Në vijim, u drejtua për në Manastirin e Shenjtë e të Madh të Vatopedhit, ku u prit nga igumeni, Jerond Efremi, dhe vëllazëria e manastirit.

Kryeministri Rama dhe djali Gregu kaluan natën në Malin e Shenjtë

Kryeministri shqiptar u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe piktura e manastirit, duke shprehur admirimin e tij.

Gjithashtu, ai deklaroi se ka njohuri për Filokalinë athonite dhe traditën e pasur të Shtetit Monastik të Athosit.

Kryeministri Rama dhe djali Gregu kaluan natën në Malin e Shenjtë

Mali Athos (Agion Oros – Mali i Shenjtë) ndodhet në veri të Greqisë, në gadishullin e Kalkidikisë, në një nga tre “gishtat” që futen në Detin Egje. Është një territor prej rreth 33 mijë hektarësh, me male, pyje dhe një vijë bregdetare shumë të thyer.

Një nga veçoritë më të njohura është se gratë nuk lejohen të hyjnë në territorin e Athosit, ndërsa për burrat vizita është e mundur vetëm me leje të posaçme (diamonitirion) dhe me kufizime të numrit të vizitorëve, ndaj kryeministri ka qenë pa bashkëshorten Linda Rama dhe djalin Zaho. Por në këtë udhëtim shoqërohej nga kryetari I bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo.

Kryeministri Rama dhe djali Gregu kaluan natën në Malin e Shenjtë

Manastiri i Madh i Shenjtë i Vatopedhit (Vatopedi) ndodhet në bregun verior të Gadishullit të Athosit, në një gji të vogël të Detit Egje. Territori i tij shtrihet në pjesën qendrore të bregut verior të Athosit.

Është i dyti në hierarkinë e 20 manastireve të Athosit, pas Manastirit të Madh të Lavrës. UNESCO vlerëson se në Athos sot mund të jetojnë 1400 murgj.

Manastiri ruan disa ikona të Hyjlindëses që në traditën ortodokse konsiderohen “mrekullibërëse”. Besimtarët u luten atyre për ndihmë, shërim, mbrojtje dhe ndërmjetësim.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *