Fansat kanë vënë re se këngëtari ka nisur të ndjekë modelen shqiptare Vildane Zeneli në Instagram. Por ajo që ka shtuar më shumë kureshtjen është fakti se edhe Vildanja e ndjek Gjestin.
Ky “follow” i ndërsjellë ka mjaftuar që në rrjetet sociale të nisin menjëherë aludimet për një afrimitet të mundshëm mes dy personazheve të njohur.
Vildane Zeneli është një emër i njohur në botën e modelingut, me një karrierë të zhvilluar prej vitesh edhe jashtë trojeve shqiptare.
Megjithatë, deri më tani, as Gjesti dhe as Vildane Zeneli nuk kanë konfirmuar ndonjë lidhje sentimentale. Ndjekja e ndërsjellë në Instagram është i vetmi detaj publik që ka nxitur këto spekulime.
Nëse mes tyre ka thjesht një njohje të re në rrjetet sociale apo diçka më shumë, mbetet për t’u parë. Për momentin, çdo pretendim për një romancë mbetet vetëm në kuadër të aludimeve.

Be First to Comment