Këtë herë ka reaguar edhe Noizy. Reperi ka zgjedhur rrjetet sociale për të bërë publik qëndrimin e tij, duke shpërndarë një grafik me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbishkrimin: “JO NË EMRIN TIM”.
Mesazhi “Jo në emrin tim” është përdorur gjerësisht në Kosovë pas shpalljes së aktgjykimit, si në rrjetet sociale ashtu edhe nga qytetarët e mbledhur për të ndjekur vendimin.
Reagimi i Noizyt vjen dy ditë pas vendimit të 16 shtatorit, kur Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet dhe Rexhep Selimi me 13 vjet. Të katër u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte, ndërsa u liruan nga akuzat për krime kundër njerëzimit. Aktgjykimi është i shkallës së parë dhe mbrojtja ka paralajmëruar apelimin.
Noizy i bashkohet kështu një numri artistësh dhe figurash publike shqiptare që kanë zgjedhur të reagojnë pas vendimit të Hagës, kryesisht përmes postimeve dhe InstaStory-ve në profilet e tyre.
Be First to Comment