Skip to content

Ish-banori i “Big Brother VIP Kosova” ka adresuar aludimet që kanë qarkulluar ditët e fundit, duke mohuar se ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë apo keqtrajtimit nga ana e tij.

“Për sa i përket teorive të shumta, më duket e kotë edhe që po më duhet t’i adresoj, por u bë pak e tepërt. Nuk ka pasur kurrë as tradhti dhe as keqtrajtim prej anës time.”

Klodi tha se ka dëgjuar pretendime të shumta për veten dhe se ato kanë ndikuar edhe te familja e tij.

“Kam dëgjuar shumë gjëra për veten dhe është e rëndë si për mua, ashtu edhe për familjen time”, shkroi ai.

Pavarësisht ndarjes, Klodi theksoi se dashuria dhe respekti për Elijonën do të mbeten, ndërsa nuk zgjodhi të zbulojë arsyen konkrete që çoi në përfundimin e lidhjes.

“Koha do të tregojë çdo gjë”, përfundoi ai.

Ndarja e tyre u vu re fillimisht pas përfundimit të xhirimeve të “The Fifty Italia”, kur dyshja hoqi njëri-tjetrin nga Instagrami dhe fshiu fotografitë e përbashkëta.

Tashmë, si Elijona ashtu edhe Klodi e kanë konfirmuar publikisht ndarjen, por arsyeja konkrete e fundit të lidhjes mbetet private.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *