Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, është përfshirë në një aksident me veturë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xheneta përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar edhe pamje pas aksidentit.
Nga reagimi i saj kuptohet se situata e ka frikësuar shumë, ndërsa ajo ka zgjedhur ta ndajë menjëherë përjetimin me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
“Moti s’jam tut si sot. Inshallah mi ka marrë të këqijat”, ka shkruar Xheneta Fetahu krahas pamjeve të publikuara.
Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova nuk ka dhënë hollësi të tjera se ku ka ndodhur aksidenti apo rrethanat që kanë çuar deri te përplasja.
Po ashtu, në informacionet e publikuara nuk janë dhënë detaje për persona të tjerë të përfshirë në aksident.
Xheneta është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe këtë herë ka ndarë me ndjekësit momentin e frikshëm që përjetoi, duke shprehur njëkohësisht shpresën që kjo ngjarje t’i ketë marrë, siç u shpreh ajo, “të këqijat”.

Be First to Comment