Skip to content

Një prej deklaratave që ka marrë më shumë vëmendje lidhet me pretendimin e Tozajt se pesë prej djemve të përzgjedhur për këtë sezon janë gay. Gazetari nuk ka bërë publikë emrat, por ka lënë të kuptohet se mund të flasë më konkretisht për pretendimet e tij në “Radar”.

Tozaj ka ngritur pikëpyetje edhe për persona të lidhur me stafin e programit, pa paraqitur deri tani informacione të plota që do të sqaronin se kujt i referohet dhe çfarë pretendon konkretisht.

Në një tjetër reagim, ai ka publikuar fotografinë e një prej konkurrentëve aktualë të “Përputhen”, duke iu referuar një çështjeje gjyqësore me ish-partneren e tij dhe pretendimeve për dhunë.

Reagimet vijnë vetëm pak ditë pas nisjes së sezonit të ri të “Përputhen”, i cili këtë vit drejtohet nga Heidi Baci dhe ka prezantuar gradualisht konkurrentët e rinj.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *